Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, tronditje globale e furnizimit me naftë, preket dhe Gjermania
Një ish-oficer i forcave speciale australiane u arrestua në Sydney, si pjesë e një hetimi të gjerë për krime të dyshuara lufte në Afganistan, njoftoi Policia Federale Australiane.
Autoritetet nuk e konfirmuan zyrtarisht identitetin e të arrestuarit, duke bërë të ditur vetëm se ai është 47 vjeç. Megjithatë, sipas mediave vendase, përfshirë ABC, bëhet fjalë për ish-nënoficerin e forcave speciale Ben Roberts-Smith, i dekoruar me Victoria Cross, nderimi më i lartë ushtarak në Australi.
I dyshuari u arrestua në aeroportin e qytetit dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës. Ai përballet me pesë akuza për krime lufte, të lidhura me vrasje të dyshuara të kryera në vitet 2009 dhe 2012 në provincën Uruzgan.
BREAKING: Ben Roberts-Smith has been arrested in relation to multiple war crimes, reports say. The AFP and the Office of the Special Investigator will address the media on Tuesday afternoon following the arrest of a former ‘Australian Defence Force member’ at Sydney Airport. Read… pic.twitter.com/atOPpI8oKY
— The Australian (@australian) April 7, 2026
Sipas deklaratës së komisioneres së policisë, Chrissy Barrett, viktimat nuk ishin të përfshira në luftime në momentin e vrasjeve dhe dyshohet se janë ekzekutuar nga i akuzuari ose nga vartësit e tij me urdhër të tij.
Ben Roberts-Smith, ish-anëtar i Regjimenti i Shërbimit Ajror Special, ishte konsideruar për vite me radhë si hero lufte në Australi. Megjithatë, reputacioni i tij u trondit në vitin 2018, kur raportime mediatike e lidhën me vrasjen e të burgosurve afganë të paarmatosur. Ai i mohoi akuzat, por humbi një proces gjyqësor për shpifje ndaj mediave që i publikuan ato.
Arrestimi vjen në kuadër të një hetimi shumëvjeçar mbi veprimet e trupave australiane në Afganistan gjatë periudhës 2005–2016. Në mars 2023, një tjetër ish-ushtar australian u arrestua për akuza të ngjashme, ndërsa gjyqi i tij pritet të nisë në vitin 2027.
Gjatë dy dekadave të fundit, Australia ka dislokuar rreth 39 mijë trupa në Afganistan, si pjesë e operacioneve të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO kundër grupeve terroriste.
Top Channel