Juventus, De Gregorio dhe ‘udhëzimet’ e portierit të tretë, ja si e shpëtoi portën te penalltia e Genoas

07/04/2026 11:26

Pak ditë pas serisë së penalltive që i kushtuan Italisë kualifikimin për në Botërorin e këtij viti, letra me udhëzime u bë sërish protagoniste, këtë radhë në Serie A.

Një letër e tillë iu dorëzua Di Gregorios në ndeshjen mes Juventusit dhe Genoas nga portieri i tretë Carlo Pinsoglio, me Di Gregorion që arriti të presë penalltinë e Martin duke ruajtur rezultatin 2-0 të Zonjës së Vjetër ndaj skuadrës xhenoveze për të marrë një sukses që e afron klubin bardhezi në 1 pikë me vendin e katërt.

Pinsoglio bëri një vrap të gjatë nga pankina për t’i dhënë Di Gregorios, që u aktivizua në vend të Perin të dëmtuar, një copë letër me numrat e futbollistëve kuqeblu dhe pozicionet ku gjuajnë zakonisht 11 metërshat.

Sigurisht, që sugjerimi funksionoi sepse Di Gregorio e priti penalltinë dhe menjëherë pas saj bëri edhe një ndërhyrje tjetër vendimtare në aksionin pasues. Në fund Spalletti i dha meritat duke e kthyer në rolin e tij si titullar që e kishte humbur për një sërë gabimesh trashanike dhe jo vetëm sepse dëmtimi i Perin duket serioz.

‘Kohët e fundit e kam parë të ndryshuar dhe kam perceptuar se të tre janë në një linjë me nivelin e skuadrës që kërkohet tani-tha Spalletti-ai kishte bërë diçka personale për të humbur vendin e tij dhe diçka të tijën për ta rifituar. E rimori vetë veten  duke treguar vlerat e tij. Nuk është trajneri ai që vendos për hapësirat; je ti ai që iduhet t’i fitosh. Sigurisht i bëra komplimenta në fund të ndeshjes, si të gjithë skuadrës, kështu funksionon’

Top Channel