Izraeli godet fabrikën iraniane që prodhon materiale për raketa balistike, shpërthime edhe në Teheran

07/04/2026 10:51

Ushtria izraelite tha se kishte goditur një tjetër strukturë petrokimike në Iran të hënën në mbrëmje, duke thënë se ishte “një nga të paktat struktura të mbetura” që përdoren për të prodhuar materiale për raketa balistike.

Mediat iraniane kishin thënë se sulmet ajrore goditën Kompleksin Petrokimik Marvdast pranë Shirazit, disa orë pasi Forcat Ajrore Izraelite bombarduan strukturën më të madhe petrokimike të Iranit në Asalouye.

Gjithashtu shpërthime tronditën kryeqytetin iranian të martën në mëngjes, sipas agjencisë së lajmeve Mehr.

Një gazetar i AFP konfirmoi se një seri shpërthimesh u dëgjuan nga pjesa veriore e qytetit. Shpërthime u regjistruan edhe në qytetin e Qomit.

Top Channel