Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako ka është paraqitur këtë të martë në GJKKO.

Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij.

Ish-deputeti qëndroi rreth një orë në GJKKO, ndërsa pas daljes nuk dha një prononcim për mediat.

Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve.

Gjykata vendosi të shuhet masa e sigurimit arrest në burg për Alqi Ballkon dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër. Kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.

Top Channel