Gjykata Administrative rrëzon Gentian Ndoin: Votimi i Joni Ketës në krye të BKH ishte i ligjshëm
Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Posaçme kanë rrëzuar kërkesën e Argita Malltezit dhe Jamarbër Malltezit për sekuestron e pasurive.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e 16 janarit për pasuritë e vajzës së Sali Berishës dhe bashkëshortit të saj. Të njëjtin vendim si gjykata e Lartë ka marrë dhe ajo e Posaçme, e cila rrëzoi kërkesën për sekuestrot e pasurive të Jamarbër Malltezit.
Në një prononcim për Top Channel, Malltezi u shpreh se pas këtyre vendimeve, shpresat janë vetëm te gjykata e Strasburgut
“Kemi gjyqtarë dhe prokurorë ‘lepe peqe’. Nuk po respektohet ligji, ka kaluar çdo afat. Mbasi t’i drejtohemi Kushtetueses për vendimin tjetër qe dha Gykata e Lartë, shpresat i kemi vetëm te gjykata e Strasburgut”.
Top Channel