Prishen tre ndërtime të paligjshme në Vlorë, aksioni do të vijojë
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e zyrtarit të Policisë Gentian Ndoi i cili kundërshton mënyrën si u emërua në krye të Byrosë Kombëtare të hetimit Joni Keta.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se sipas Gjykatë, votimi i Joni Ketës në krye të BKH, ishte i ligjshëm.
Ndoi kërkoi shfuqizimin e shkresës dhe raportit të dërguar nga Komisioni i Përzgjedhjes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në bazë të së cilit rekomandohej Joni Keta si kandidat për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si akte të marra në kundërshtim me ligjin material dhe procedural dhe akte të paarsyetuara, pra dhe absolutisht të pavlefshme.
Me një karrierë në ngjitje si oficer i policisë gjyqësore pranë ish-krimeve të rënda e më pas hetues pranë BKH dhe zv.drejtor i komanduar këtyre dy muajve, Jon Keta mosha 37 vjeç i kaloi të gjitha pengesat e garës për në Byronë Kombëtare të hetimit vitin e kaluar,
Emri i tij u aprovua gjatë mbledhjes së komisionit të përzgjedhjes i përbërë nga 3 prokurorë dhe mbas dakordësisë iu propozua Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u votuar që është institucioni i ngarkuar me ligj për emërimin dhe deklarimin e përfundimit të mandatit të drejtorit të BKH njohur si FBI shqiptare.
Jon Keta ka shërbyer për 15 vite në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe njihet për rekordet në hetimet financiare dhe ndaj krimit të organizuar. Në një proces të tejzgjatur qe kapërceu edhe afatet e fundit të gushtit, në garë mbetën shtatë pretendentë dhe pasi komisioni i kontrollit të pasurisë dhe figurës i verifikoi dhe skualifikoi shumicën e tyre.
Top Channel