Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, fajtor për pastrim parash për mafien italiane Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në takimin me përfaqësuesit e qeverisë u përballën me fermerët që vijonin protestën në para Ministrisë së Bujqësisë.
Mes toneve të ashpra, ata u janë drejtuar me akuza dhe pyetje të drejtpërdrejta, duke kundërshtuar pranimin e shumës prej 120 mijë lekësh të vjetra për lopë dhe duke kërkuar që përfaqësuesit të zbrisnin për t’u përballur me ta.
Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça raporton se në takim pati dakordësi për; respektimin e ligjit të etiketimit; taksim shtesë me 10% për vajin e palmës, hirrës dhe qumështit; analizim të çdo produkti me origjinë shtazore nga importi.
Pjesë nga diskutimi mes fermerëve:
Fermerja: Unë ty s’të njoh… atëherë çfarë premtimesh u dha?
Fermeri (ishte pjesë e takimit me ministrat): Nafta…
Fermerja: Sa është për krerë?
Fermeri: 120 mijë lekë të vjetra për lopë
Fermerja: Ça është kjo 120 mijë lekë të vjetra për lopë?
Fermeri: Tani çfarë të bëjmë, ne nuk e ndryshojmë dot
Fermerja: Zbrit poshtë të pështyj surratit, thuaji. Zbrit poshtë, ytan.
Fermeri: Çfarë t’ju them unë? Unë jam si ju
Fermerja: Pse pranove?
Fermeri: Ishim 10 veta.
Fermerja: Pse nuk është lufta për rajonin? Nuk dua 120 mijë lekë. Nuk mban më, nuk mban më o vëlla.
Fermeri: Nëse nuk i mbajnë premtimet do vijojmë sërish.
Fermerja: Një lindje lope do 5000 lekë veterineri, një sëmundje 100 mijë lekë, këta na japin 120 mijë lekë. Me kë tallen?
Fermeri: Të lutem…
Top Channel