Atentati në konsullatën izraelite në Stamboll, reagon Erdogan: Sulm frikacak
Një sulm me armë ndodhur sot në konsullatën izraelite në Stamboll, ka tronditur Turqinë, ndërsa si pasojë një nga autorët ka humbur jetën, dhe dy të tjerë janë plagosur dhe më pas arrestuar.
Mediat turke raportojnë se departamenti i Policisë së Stambollit kishte marrë masa paraprake prej ditësh kundër mundësisë së një sulmi.
Sipas informacioneve fillestare, sot tre sulmues u përpoqën të kryenin një atentat në katin e 7-të të ndërtesës së konsullatës në Levent.
Rojet e sigurisë dhe oficerët e policisë në derë vunë re situatën. Dy nga tre sulmuesit u panë duke mbajtur armë me tyta të gjata. Kur ata iu përgjigjën paralajmërimit të policisë për t’u ndalur duke hapur zjarr, pasoi një shkëmbim zjarri.
Menjëherë pas konfrontimit, dy sulmues u qëlluan nga oficerë policie. Një sulmues i tretë u fsheh pas një automjeti dhe vazhdoi të qëllonte drejt policisë.
Qëllimi i tij ishte të hynte në ndërtesë, duke u përpjekur të arrinte në konsullatë. Policia iu kundërpërgjigj zjarrit dhe sulmuesi i tretë u qëllua dhe u arrestua gjithashtu, megjithëse i plagosur.
Masat e sigurisë po rriten aktualisht në zonë pasi ekziston mundësia e sulmuesve të tjerë. Dy oficerë policie u plagosën gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit.
Sipas vlerësimeve fillestare nga forcat e sigurisë, ky ishte një atentat. Qëllimi i sulmuesve ishte të synonin punonjësit e Konsullatës Izraelite.
Dëshmitarët thonë se shkëmbimi i zjarrit zgjati 10 minuta.
Top Channel