Deklaratat antisemitike i kushtojnë shumë/ Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan në Londër

07/04/2026 17:38

Wireless Festival është anuluar pasi Kanye West u ndalua të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria refuzoi vizën për West pas reagimeve të forta ndaj performancës së tij të planifikuar në festivalin e Londrës këtë verë.

Për disa vite, West ka shkaktuar polemika me një seri deklaratash antisemitike, raciste dhe pro-naziste.

Në një deklaratë, organizatorët e Wireless thanë: “Home Office ka tërhequr vizën e Ye, duke i refuzuar hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar. Për pasojë, Wireless Festival është anuluar dhe do të rimbursohen të gjithë ata që kanë blerë bileta.”

Ata shtuan: “Si gjithmonë, konsultuam shumë palë të interesuara para rezervimit të Ye dhe nuk u shprehën shqetësime në atë kohë. Antisemitizmi në çdo formë është i papranueshëm, dhe ne e njohim ndikimin real dhe personal që këto çështje kanë pasur. Siç tha Ye sot, ai e kupton që fjalët vetëm nuk mjaftojnë dhe shpreson të ketë mundësinë të nisë një dialog me komunitetin hebre në Mbretërinë e Bashkuar.”

Biletat paraprake për Wireless Festival u hodhën në shitje të martën dhe besohet se janë shitur të gjitha, ndërsa shitja e përgjithshme do të hapet të mërkurën.

Top Channel