Dëmtimi ndal sërish Vlahovic, shqetësime te Juventus për rinovimin, por shfaqet emri i Darwin Nunez
Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis ishte në Los Angeles në premierën e dokumentarit “Ag4in”, që i dedikohet fitores së titullit të katërt në Serie A. Eventi u zhvillua në Egyptian Theatre në Hollyëood ku morën pjesë kryetarja e bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass edhe eksponentë të tjerë të botës së sportit dhe spektaklit.
Presidenti i Napolit pas eventit foli për CalcioNapoli24 për mundësinë e kthimit të Antonio Contes në Kombëtare duke marrë shkas edhe nga deklaratat e trajnerit pas ndeshjes me Milanin.
‘A do ta lija të lirë nëse do të më kërkonte që të merrte drejtimin e kombëtares italiane?-tha De Laurentiis-mendoj se do t’i thoja ‘po’, por ai është inteligjent dhe pa një bashkëbisedues serioz, vështirë se do të pranonte të drejtonte një strukturë të çorganizuar’
Në 22 qershor, do të mbahen zgjedhjet për Federatën Italiane të Futbollit dhe De Laurentiis e ka tashmë idenë se kush duhet të jetë në krye të këtij institucioni.
‘Giovanni Malagò është perfekt që të bëhet fillimisht administrator e më pas presidenti i një Federate të re-tha Aurelio De Laurentiis që më pas komentoi fitoren ndaj Milanit.
‘E pashë ndeshjen në shtëpi, e jashtëzakonshme; vuajtëm dhe gëzuam-tha De Laurentiis-nuk ishte Hojlund, ishim pak të shqetësuar, por ishte e dobishme për të treguar se edhe të tjerët janë të lidhur me kauzën dhe mund të sjellin rezultate’
Më pas De Laurentiis foli për krizën e sistemit të futbollit italian. ‘Serie A është konsideruar një hirushe, por pa ne Federata nuk do të ekzistonte-vijoi De Laurentiis- e financojmë me 130 milionë euro. Është e nevojshme të zerojmë dhe rimodulojmë gjithçka duke i dhënë Serie A shumicën. Përndryshe mund të mendohet për një Ligë autonome. Ka shumë ‘gjela’, duhet marrëveshje me UEFA dhe FIFA dhe një politikë më të pranishme’.
Top Channel