Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool
Liga e Kampioneve rikthehet me ndeshjet çerekfinale dhe një prej sfidave më interesante është ajo mes kampionëve në fuqi të kompeticionit Paris Saint Germain dhe Liverpool. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique shihet si favoritja për të kaluar në gjysmëfinale kjo edhe për shkak të sezonit jo të mirë që po përjeton skuadra e The Reds.
Por tekniku i skuadrës transalpine nuk i beson shumë rolit të favoritit në këtë përballje të dyfishtë me kampionët e Anglisë.
‘Paris Saint Germain dhe Liverpool kanë ndryshuar; por vitin e kaluar, favorit ishte Liverpool, por kaluam ne-tha Luis Enrique në konferencën për shtyp-nuk besoj se ne jemi favoritët. Liverpool është një skuadër e mirë, një prej ekipeve më të mira angleze’
Për sfidën e së mërkurës, Luis Enrique synon që skuadra e tij të ketë më shumë zotërim topi, por sipas tij kjo do të jetë shumë e vështirë.
‘Do të kërkojmë që të kemi një zotërim më të madh të topit se Liverpool, por e dimë që kjo do të jetë shumë e vështirë-vijoi trajneri spanjoll-janë një skuadër e shkëlqyer, me futbollistë cilësore dhe një trajner shumë të mirë. Jemi mësuar të luajmë ndaj skuadrave angleze, nuk do të jetë ndryshe nga viti i kaluar’.
Paris Saint Germain ende nuk e ka rikuperuar Barcola, ndërkohë që në mbrëmjen e së mërkurës do të ketë përballë një ish lojtar të tij, Ekitike, që është rritur shumë në krahasim me vitet që kaloi në radhët e parizienëe. ‘Është normale, në atë kohë kur ishte te PSG, ishte shumë i ri’-shtoi trajneri asturian i kampionëve të Evropës.
Top Channel