Mediat braziliane e filluan ditën sot me një lajm të bujshëm që prekte edhe vendin tonë.

Bëhej fjalë për një rikthim të mundshëm të Sylvinhois në stolin e Corinthias, skuadër që e ka drejtuar më parë për rreth 44 ndeshjesh dhe fakti që është në fun të kontratës me Shqipërinë, pasi i skadon në muajin korrik, e bënte edhe më të mundshme këtë pistë.

Por është vetë klubi paulist që ka sheshuar gjithçka sa I përket zërave që qarkullonin, duke zyrtarizuar zgjedhjen e tij në krye të stolit. Bëhet fjale për Fernando Diniz, edhe ky me një të kaluar si futbollist i kësaj skuadre në fund të viteve 90.

Kështu, klubi i Corinthians me anë të një komunikate për shtyp zyrtarizoi trajnerin e ri që nënshkroi me skuadrën braziliane një kontratë deri në fund të vitit 2026. Kjo do të thotë se e ardhmja e teknikut të kombëtares shqiptare nuk do të jetë në Brazil siç u përmend në disa media në vendin amerikano jugor.

Kujtojmë se Sylvinho është ende nën kontratë me FSHF deri deri në muajin korrik, një kontratë që u rinovua në fund të vitit 2025 pas kualifikimit të kombëtares shqiptare në fazën e playoffit, me qëllimin dhe synimin për të qenë edhe ne në finalet e Botërorit, por ky objektiv nuk u arrit. Në kërë pikë ende nuk është marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e trajnerit brazilian në pankinën kuqezi dhe të gjithë janë në pritje të asaj çfarë do të ndodhë, ndërkohë që në muajin qershor kombëtarja kuqezi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore.

Top Channel