Aaron Ramsey i thotë lamtumirë futbollit të luajtur, lojtari ‘i mallkuar’ var këpucët në gozhdë
Hapi fals i Portos në kampionatin portugez u shfrytëzua nga Sporting, por jo nga Benfica që barazoi me Casa Pia 1-1 duke e humbur vendin e dytë në renditje pikërisht kundrejt rivalëve të Sporting Lisbonë.
Një rezultat ky që solli reagimin e ashpër të Jose Mourinhos në përfundim të ndeshjes me trajnerin luzitan që e kapi me futbollistët e tij
‘Ju thoni që humbëm. 2 pikë, unë do të thoja që humbëm shanset e fundit që kishim për të luftuar përt titullin dhe tani nuk varemi më nga vetja jonë për vendin e dytë-tha Mourinho-nuk më pëlqeu pjesa e parë. Në pushimin e ndeshjes folëm për atë që duhej të ndryshonim taktikisht dhe u përpoqa që ata ta kuptonin sepse ka disa lojtarë që e harrojnë realitetin; iu bëra pak llogari matematikore. Duke mos fituar këtë ndeshje, lufta për titullin mbyllej, por nëse fitonim, gara për vendin e dytë vazhdonte, se kjo ishte në lojë’
Trajneri 63 vjeçar e rriti dozën e kritikave të tij
‘Guxoj të them që kishim 75-80% të zotërimit të topit, është diçka absurde dhe pasi morëm avantazhin 1-0, pati vetëkënaqësi, nuk kishte energji, nuk kishte uri për atë që ishte në lojë-shtoi Mourinho-sepse besoj se qëndrojmë në vendin e tretë edhe nëse humbasim të gjitha ndeshjet. Nuk mund të nënvlerësojmë ata që luajnë çdo minutë’
Sipas trajnerit portugez, ka faktorë të jashtëm që influencojnë ligën luzitane.
‘Besoj se ka shumë faktorë. Nuk do të harroj, vetëm kur të mbyllet sezoni, kur të nis të mendoj për tjetrin-tha Mourinho-edhe pa qenë në luftë për titullin ka shumë faktorë që ndikojnë këtë kampionat dhe janë faktorë të jashtëm që kanë pasur një impakt të madh në këtë kampionat dhe do të vazhdojnë të kenë. Përsa i përket faktit që nuk ndjejmë trishtim për humbje, kemi marrë shumë barazime që kanë trishtimin e humbjes. Por ekzistojnë futbollistë që pavarësisht llogarive bankare, titujve të fituar, kanë uri dhe futbollistë që e marrin jetën lehtë dhe kjo me trishton. Jam trajneri prej më shumë se 20 vitesh dhe nuk ia dal të modifikoj mënyrën time të të qenit dhe ka lojtarë, që e përsëris, nuk janë profesionistë të dobët, por që iu mungon kjo’.
Top Channel