“Nuk luajmë në SHBA”/ Irani kërcënon sërish për pjesëmarrjen në Botëror, Italia nuk është ajo që përfiton
Pas katastrofës futbollistike duke mos u kualifikuar për në Botërorin e këtij viti, në Itali mes emrave që qarkulluan si kandidatë për të marrë pankinën e Të Kaltërve ishte edhe ai i Carlo Ancelottit, por ky opsion bie menjëherë.
Në fakt ish trajneri i Milanit dhe Realit të Madridit, ka arritur marrëveshjen me Federatën Braziliane të Futbollit për rinovimin e kontratës që përpara nisjes së këtij kompeticioni që do të mbahet në 3 shtete, Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Lajmi bëhet i ditur nga ESPN, sipas të cilit, marrëveshja e arritur mes trajnerit italian dhe qeverisë së futbollit brazilian është afatgjatë, më konkretisht deri në Botërorin e vitit 2030.
Mësohet se tashmë Konfederata Braziliane e Futbollit(CFB) i ka dorëzuar kontratën Ancelottit në fillimin e kësaj jave dhe firmosja e saj nga ana e trajnerit është thjesht një formalitet, kështu që në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe komunikimi zyrtar
Top Channel