Zbulohen tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mbledhjen e grupit: Në zgjedhjet vendore, përballë kemi veten
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, ku u diskutuan sfidat kryesore që përballen institucionet e drejtësisë shqiptare.
Gjatë takimit, u theksua nevoja për të mbështetur sistemin e drejtësisë në rritjen e efikasitetit të tij, përmirësimin e aksesit të qytetarëve shqiptarë në drejtësi dhe forcimin e mekanizmave të garancive procedurale.
Ambasadori Gonzato nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian për arritjen e këtyre objektivave, duke u fokusuar gjithashtu në thellimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Sot zhvilluam një takim të mirë me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, mbi sfidat kryesore me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Në qendër të diskutimit ishte nevoja për të mbështetur sistemin e drejtësisë për të rritur efikasitetin, për të përmirësuar aksesin e qytetarëve shqiptarë në drejtësi dhe për të forcuar garancitë procedurale.
Diskutuam gjithashtu se si Bashkimi Evropian mund ta mbështesë sistemin gjyqësor në arritjen e këtyre objektivave, duke forcuar njëkohësisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ministria e Drejtësisë luan një rol qendror për të siguruar që reformat të përkthehen në përmirësime konkrete për qytetarët dhe institucionet e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim këto përpjekje përmes projekteve të dedikuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e drejtësisë”, tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Top Channel