Aksident në Lushnje/ Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04/2026 16:18
Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë.
Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor.
Aksidenti ka ndodhur pranë Golemit. Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit Volkswagen, Selman Hoxha, rreth 70 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij.
Të dy janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës, ku nga informacionet e marra gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para mësohet se drejtuesi i mjetit Volkswagen ka humbur kontrollin si pasojë e përgjumjes. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton shkaqet e këtij aksidenti.
Top Channel