Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, çfarë u diskutua në Kryesinë e Kuvendit
07/04/2026 10:59
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së.
Rama ka pak minuta që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillohet mbledhja.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se sipas burimeve të tij në mbledhje u diskutua integrimi, ekonomia dhe pensionet.
Kjo është një mbledhje rutinë që e zhvillojnë për të diskutuar mbi agjendën parlamentare.
Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.
Top Channel