Sfida mes Udineses dhe Comos e luajtur mesditën e kësaj të hëne vendosi një rekord, por negativ. Nicolo Zaniolo ishte i vetmi futbollist italian në 22 lojtarë që ishin në fushën e lojës.

Duke e zgjeruar temën e diskutimit, edhe zëvendësimet e kryera 5 për secilën skuadër dhe te dy trajnerë situata bilanci nuk ndryshoi shumë për të mos thënë s’ndryshoi fare; nga 34 futbollistë e trajnerët vetëm Bertola(mbrojtësi i Udineses që hyri në fushën e lojës pak minuta nga fundi i ndeshjes) dhe Nicolo Zaniolo ishin të vetmit italianë në fushën e lojës(2 nga 34)

Për të gjetur një ndeshje të Serie A me kaq pak futbollistë italianë në fushë që nga minuta e parë, duhet të kthehemi në kohë në dartën 28 prill 2024 te sfida Bologna-Udinese 1-1 ku në atë rast ishte vetëm Lorenzo Lucca në fushë

Top Channel