Bëmë baba të të ngjaj, djali i Claudio Marchisio në skuadrën e parë të Juventusit, u shpërblye nga Spalletti
Java e 31 e Serie A i dhuron 3 pikë shumë të rëndësishme Atalantës që i afrohet në 1 pikë Romës dhe e sheh veten vetëm 5 pikë larg zonës Champions. Skuadra bergamaske iu imponua Lecces në fushën e kësaj të fundit në atë që mund të konsiderohet si ‘derbi i shqiptarëve’ duke e mundur me rezultatin 3-0 ku si Gjimshiti ashtu dhe Ramadani ishin titullarë në fushën e lojës me mesfushorin që u zëvendësua në pjesën e dytë.
Lecce pati një qasje më të mirë në këtë ndeshje në minutat e para, pavarësisht protestës prej 15 minutash të tifozëve dhe shpërdoroi mundësi shënimi me Fofana. Por më pas Atalanta mori frerët e lojës në dorë duke dominuar totalisht ndeshjen. Falcone shpëtoi portën ndaj tentativës së De Ketelaere, por nuk mundi të bëjë dot asgjë në minutën e 28 kur Scalvini dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin 1-0 Atalantës.
Në fillimin e pjesës së dytë, Atalanta pa t’i anulohej goli i dytë për pozicion jashtë loje të Ederson, megjithatë në minutën e 59 skuadra bergamaske arriti të gjejë edhe golin e dytë, këtë radhë me Krstovic që shënoi pas një asisti të De Ketelaere. Në minutën e 72 ishte Raspadori që mbylli llogaritë përfundimisht të ndeshjes duke fiksuar fitoren 3-0 të Atalantës që i afrohet akoma më shumë vendit të katërt, ndërkohë që Lecce mbetet me 27 pikë në vendin e 18.
Top Channel