Pasi siguroi kualifikimin për në Botërorin e kësaj vere me Bosnje Hercegovinën, Nikola Vasilj u kthye te klubi i tij, St.Pauli në Hamburg ku pasditen e së shtunës zhvilloi ndeshjen e radhës në Bundesligë ndaj Union Berlin duke barazuar 1-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, portieri boshnjak foli për median gjermane ku u pyet edhe për përplasjet me Gianluigi Donnarumma gjatë serisë së gjuajteve të penalltive që i dhanë kualifikimin pikërisht Bosnjes.

‘Donnarumma tentoi të më grisë fletën ku kisha informacionet e futbollistëve italianë që do të gjuanin pernalltitë, por për fat të mirë te stafi kishin një kopje të kësaj liste-tregon Vasilj-ishin përgatitur mirë për çdo rast. Nuk e dija që në stol kishte një fletë tjetër, por është e qartë se asgjë nuk iu la rastësisë’

Më pas Vasilj foli më në detaje për portierin italian

‘Sinqerisht, nuk mund ta besoja atë që po më ndodhte, është hera e parë që më ndodh diçka e tillë-vijoi Vasilj-me Donnarumma nisëm të diskutonim, pastaj unë shkova te arbitri për ta bindur se kundërshtari meritonte një karton të verdhë. Sjellja e tij m’u duk vërtet antisportive. Por në fund…nuk dua të flas shumë…në fund fituam dhe dikush thotë që është karma. Dhe ndoshta po, në këtë histori ka diçka të ngjashme’

Por në të gjithë këtë histori vlen të përmendet se në Bosnje, një 14 vjeçar u shndërrua në një lloj heroi kombëtar. Afan Cizmic, mbledhës topash në mbrëmjen e Zenica, i vodhi Donnarummës fletën me udhëzimet për gjuajtësit e penalltive të Bosnjes që portieri italian e ruante pranë portës së tij bashkë me peshqirin dhe e fotografoi veten bashkë me listën. Popullariteti i tij në Bosnje është e tillë sa ka nga ata që duan ta shpërblejnë me një udhëtim për në Botërorin e verës për të ndjekur kombëtaren boshnjake. Pas betejave për peshqirët voodoo në Kupën e Afrikës, në Evropë nis gjuetia e fletëve me ekzekutuesit e penalltive…

Top Channel