“Më tha hajde se ka ndodhur shpërthim”, berberhanja i’u shkatërrua, pronari: Nuk kam… Një shpërthim ka tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në pamje shihen mure të shkatërruara, xhama të thyer dhe mbetje të shpërndara kudo.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale në tre mjete të parkuara dhe 8 biznese ngjitur me vendngjarjen.
”Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në bizneset ngjitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Top Channel