Pas përfundimit të javës së 30/Zgjidhen formacioni dhe trajneri më i mirë
Dështimi i Italisë për t’u kualifikuar për në Botërorin e këtij viti vazhdon të komentohet dhe diskutohet shumë në ambientet e futbollit në vendin e Apenineve teksa flitet për një krizë që ka mbërthyer këtë sport.
Ai që tha fjalën e tij në lidhje me këtë situatë të krijuar ishte edhe ish trajneri i kombëtares italiane Gian Piero Ventura që ishte në krye të skuadrës në dështimin e parë të Të Kaltërve, atë të botërorit 2018
‘Besoj se emri i trajnerit të ri është problemi i fundit për t’u zgjidhur. Nëse atij nuk i krijohen kushtet më të mira të punës, do të veprojë gjithnjë në këtë kontekst vështirësie-tha Ventura-në 2006 ishte një brez fenomenësh, por sot nuk ka të titllë. Fillimist është e nevojshme të krijohen kushtet në mënyrë që një trajner të mund të ndikojë në mënyrë radikale’.
Më pas, në komentin e tij, Ventura kujtoi edhe humbjen me Suedinë që Italia e tij pësoi në 2017
‘Ne u eliminuam nga një skuadër që më pas në Botëror u rendit në vendin e pestë-shtoi ish trajneri i Italisë-por mbi mua u bënë sulme personale, duhej gjetur një kurban. Ishte një dhunë, ndonjëherë e panevojshme, por tani kjo është pjesë e së kaluarës. Sigurisht nuk ta merrja sërish përsipër këtë rol. Nuk ishin kushtet atëherë, nuk janë as tani. Kushdo që të ulet në pankinën e Italisë do të përballet me vështirësi objektive’.
Në fund Ventura foli për Gennaro Gattuson duke i dhënë edhe një këshillë.
‘Një këshillë për Gattuson? Është e qartë se do t’i ketë ardhur keq, ndihesh përgjegjës se nuk arrite objektivin-pohoi Ventura-e rëndësushme është që ai të dijë se bëri maksimumin. Duhet të rinisë me punën e tij, me bindjen se ajo me kombëtaren italiane ishte një incident i shëmtuar në rrugëtimin e ti, por që në futboll mund të ndodhë’.
Top Channel