Milani dhe e ardhmja e Rafael Leao, Igli Tare: Për aq sa di unë, ka edhe dy vjet kontratë me ne…
Juventusi shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit të tyre në garën për Ligën e Kampionëve, në javën e 31-të të Serie A.
Bardhezinjtë mposhtën Genoan 2-0 në shtëpi. Të besuarit e Spallettit morën kontrollin pas vetëm katër minutash lojë, Bremer gjeti golin e avantazhit nga një goditje këndi, duke zhbllokuar rezultatin për shifrat 1-0.
Ligurianët u përpoqën të menaxhonin vrapimet e kundërshtarëve të tyre, por në minutën e 17-të e gjeten veten në disavantazhin e dy golave. Cambiaso gjeti Conceicao i cili dha një pasim McKennie për të dërguar topin në rrjetë dhe fyfishuar epërsinë për Juventusin. Amerikani gati shënoi golin e tretë brenda pjesës së parë, ndërkohë që Perin u detyrua të largohej në pjesën e parë.
Në fillim të së dytës, McKennie iu afrua përsëri shënimit të golit, ashtu si edhe David, i cili goditi shtyllën. De Rossi futi Baldanzi në vend të Messias dhe Kuqeblutë u rikthyen në lojë. Në minutën e 74-të, një penallti u akordua për ta, por Martin u prit nga Di Gregorio, i cili erdhi nga stoli për të shpëtiar portën e Bardhezinjëve. Juventusi fitoi 2-0 dhe u ngjit në kuotën e 57 pikëve, një pikë pas Komos së vendit të katërt dhe tre pikë përpara Romës, ndërkohë Xhenova mbeti e bllokuar në 33 pikë.
Top Channel