Asistenti i Guardiolës ndez merkaton: Bernardo Silva nuk do të kthehet te Man. City pas Botërorit
Interi është një mace e zezë për Gian Piero Gasperinin. Trajneri aktual i Romës në mbrëmjen e së dielës pësoi humbjen e 10 radhazi në përballjet me zikaltrit e megjithatë kjo nuk e pengoi atë që të jetë i kthjellët në fund të ndeshjes.
‘Gabuam në pjesën e dytë-tha Gasperini-pranohet humbja ndaj Interit, por jo në këto dimensione. Në pjesën e parë u pa shumë Romë në fushë, pësimi i golit të disavantazhit pak para mbylljes së pjesës së parë, ishte një goditje e rëndë në aspektin moral’
Më pas Gasperini nuk ngurroi që të komplimentojë Interin për fitoren e arritur ndaj skuadrës së tij.
‘Interi është një skuadër e fortë, meritat shkojnë për të-shtoi trajneri i Romës-pas golit të tretë e pamë veten në vështirësie, për fat të keq po ndjejmë mungesat; Mancini u desh të dilte, na mungon edhe Ëesley përveç Kone. Por në përgjithësi jemi kompetitivë. Për zonën Champions do të luftojmë deri në fund, jam i sigurt. Kjo skuadër rinis gjithçka nga e para pas disfatave, në ndeshjet e radhës do të japim gjithçka. Për momentin, jemi pak prapa për vendin e katërt, por mungojnë shumë ndeshje’.
Top Channel