Me barazimin në ndeshjen e zhvilluar në mbrëmjen e së dielës në Volendam, Feyenoordi i Robin Van Persie u dorëzua përfundimisht dhe PSV Eindhoven mundi të festojë titullin e 27 kampion i Holandës, 5 javë përpara përfundimit të kampionatit, më i shpejti i arritur ndonjëherë; 71 pikë kundër 54 të rivalëve.

Një kampionat i dominuar, i treti titull radhaz i fituar. Skuadra e Peter Bosz me një mesatare 25.3 vjeç, po udhëheqin Eredivisie  me 23 fitore në 29 ndeshje dhe vetëm  4 humbje, sulmi më i mirë deri tani me 82 gola(2.8 gola për ndeshje) por jo mbrojtja më e mirë(40 gola të pësuar).

Golashënuesi më i mirë në këtë moment është i Feyenoordit, japonezi Ueda me 22 gola, te PSV shënuesi më i mirë është mesfushori maroken Saibari me 14 gola dhe 8 asist i ndjekur nga Guus Til me 13 gola. Sulmuesi më i mirë? Amerikani Ricardo Pepi 23 vjec me 10 gola. Në total 17 futbollistë kanë shënuar për PSV Eindhoven dhe mes tyre është edhe Ivan Perisic, 37 vjeç me kroatin që ka shënuar 5 gola e ka dhënë 10 asist, i dyti në kampionat përsa iu përket asisteve, i pari është shoku i tij i skuadrës, Joey Veerman me 14 asiste.

Top Channel