Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po protestojnë për të lejuar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në një reagim zyrtar, AAK e drejtuar nga Ramush Haradinaj, shkruhet se kërkesa e studentëve është e drejtë legjitime.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të reagojnë menjëherë për ngjarjen, për të respektuar të drejtat e shqiptareve në RMV.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përkrah protestën e thirrur nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët me të drejtë kërkojnë realizimin e së drejtës për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Mbështesim kërkesën legjitime të studentëve dhe bëjmë thirrje që institucionet përgjegjëse të veprojnë pa vonesë, në respekt të barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve, të garantuara edhe me Kushtetutë në Maqedoni të Veriut”, thuhet në reagim.

 

Top Channel