Juela, Edisa dhe Shëndriti në nominim, kush do të largohet nga gara kaq afër finales?
Në “Prime”-in e sotëm të Big Brother VIP Albania, Shëndriti ka rrëfyer linjën e tij të jetës, duke prekur publikun me një histori të fortë dhe plot emocione.
Mes kujtimesh të vështira nga fëmijëria, sfidave me të cilat është përballur dhe forcës për të ecur përpara, ai ndau një rrugëtim që nga dhimbja drejt suksesit, duke treguar se e kaluara nuk ka arritur ta ndalë të ndërtojë veten dhe të ndriçojë në jetën e tij.
Pasi ka treguar linjën e jetës, ai u surprizua nga nëna, motra dhe mbesa.
“Lidhjen me vëllanë dhe motrën e kam shumë të ngushtë. Momentin që kuptojmë që pushtuesit serbë vijnë në shtëpinë tonë, gjyshi na thotë: “Ju duhet të largoheni nga shtëpia dhe të merrni rrugën për në Shqipëri.” Marrim rrugën për në Kavajë, ku kemi qëndruar në një familje për dy muaj. Gjyshja ka thënë: “Shtëpinë time nuk e djegin pa më vrarë mua.” E ati i kanë thënë: “Nuk ta djegim se do vdesësh nga mërzia për njerëzit.”
Nga klasa e pestë për mua nisin ditët e errëta, sepse diellin që merrja përditë ma ndalën. Bullizimi ka filluar në klasë të pestë. Dhuratë për ditëlindje disa shokë klase më mbyllin në garazhdin e lagjes dhe brenda fusin një qen. Më vonë më vendosin në kosh të mbeturinave. Më mbyllin me kapak dhe ulen të tre mbi të. Këtë plagë e heshta. Në atë moshë tentoj të marr mendime të këqija për veten time. Nuk e di pse e mallkoja veten dhe thoja pse s’kam forcë të përballem me ta.
Në shkollën e mesme fillojnë ngacmimet seksuale nga profesorët. Ai tashmë nuk jeton më. Në vitin e parë të gjimnazit më thotë: “Dil jashtë.” Unë dal dhe pa arsye më thotë: “Largohu nga klasa.” Dal nga klasa dhe shkoj në tualet. Ai vjen pas meje, zhvishet dhe më tregon organet gjenitale. E takoj pas katër ditësh, më del para dhe më thotë: “Atë që pe ti mos e fol me njeri. Vazhdo jetën sepse ne jemi burra.” Gjatë ndryshimit nga shkolla më ka përndjekur. Kam pasur frikë nga çdo korridor, nga çdo cep. Nëse sot e kisha përballë i thoja: “Ke tentuar të më marrësh fëmijërinë, por nuk ia ke dalë. Unë jam Shëndrit Lumi dhe unë kam lindur për të shndritur.”
Momenti më i bukur për mua ka qenë kur hyj në TV, dhe për këtë e ka fajin shoqja ime Saranda. Një moment tjetër ka qenë kur motra më jep titullin dajë. I ka pikat e dobëta të jetës. Ky është një rrëfim suksesi për mua”, tha ai.
Top Channel