68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, aktori i njohur pogradecar, Ilir Shkurti, një nga figurat më të dashura të skenës lokale por jo vetëm.
Ai do të kujtohet për talentin e tij, humorin dhe energjinë që solli në teatër, në Estradën e Pogradecit dhe në kinemanë shqiptare.
Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë” duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.
Ndarja e tij është një humbje e madhe për komunitetin , por kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan për atë çfarë i dha jetës artistike të Pogradecit.
Top Channel