Fatura për darkat e porositura në shtëpi mund të bëhet shumë e kripur për Samir Nasri. Sipas një investigimi të të përditshmes Les Échos, ish futbollisti i Arsenalit dhe Manchester City, që është zyrtarisht rezident fiskal në Dubai, është vënë nën lupën e autoriteteve fiskale franceze me dyshimin se futbollisti në realitet jeton në Paris

Duke ekzaminuar me kujdes stilin e tij të jetës, të ndihmuar edhe nga regjistrat e kompanive ajrore, autoritetet fiskale vendosën se Nasri që është komentator i Canal+ e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në kryeqytetin francez dhe jo në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitet e fundit. Një tjetër detaj që kontribuoi në zbulimin e tij ishin 212 porosi vaktesh të kryera në 2022 në aplikacionin për dorëzimin në shtëpi Deliveroo për një adresë në…Paris.

Sipas Les Echos, Nasri, ai banor francez dhe jo-emigrant, përballet me një auditim tatimor prej 5.51 milionë eurosh, duke përfshirë 5.25 milionë euro në pagesa të prapambetura për taksat mbi të ardhurat për periudhën 2020-2022 dhe 82,000 euro në pagesa të prapambetura për taksat e pronës për vitet 2019 deri në 2025.

 

Top Channel