Berisha mesazh politik për Pashkët: Herën tjetër festojmë pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë

05/04/2026 12:53

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë mesazhin politik, teksa uroi besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës.

Në një prononcim për mediat pas vizitës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Berisha e cilësoi ditën e Ringjalljes së Krishtit si ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor.

“Besimtarëve katolikë shqiptarë dhe në mbarë botën, ju uroj gëzuar ngjalljen e Krishtit. Ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor.

Ringjallja e Krishtit shënon momentin më frymëzues, më të rëndësishëm për mbarë njerëzimin, mbasi parimet e porosive të tij, apo porositë e tij u shndërruan në, të themi, parimet morale të njeriut të qytetëruar, të qytetërimit perëndimor.

Le të urojmë që Pashkën tjetër ta kremtojmë më mirë dhe pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë këto vite”, tha Berisha.

Top Channel