Ndërron jetë ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Etmond Llabani Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Treshit ku janë përplasur dy automjete, një Audi A4 dhe një tip fuoristradë.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i dëmtuar, ndërsa është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.
“Rreth orës 14:20, në aksin rrugor kryesor, tek Kryqëzimi i Treshit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti me drejtues shtetasin V. B..
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që udhëtonte me shtetasin V. B., shtetasja A. B., e cila është transportuar me ambulancë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Top Channel