Shiste kokainë në Elbasan, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari, në pranga dhe miku i tij për moskallëzim krimi
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Vlorës, konflikti që çoi në këtë ngjarje tragjike dyshohet të ketë nisur disa ditë më parë, pas një debati në rrjetet sociale, një mesazh, konkretisht në Instagram.
Mësohet se palët ishin përfshirë fillimisht në një përplasje verbale, e cila ka vijuar dhe ka degraduar ditën e djeshme në dhunë fizike.
Burimet bëjnë me dije se viktima, së bashku me djalin e tij, i cili mbeti i plagosur lehtë, kishin shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për t’u përballur me personin me të cilin kishin konflikt, me qëllim sqarimin e situatës. Në momentin e përballjes, autori i dyshuar ndodhej në automjetin e tij, së bashku me familjen.
Fillimisht, mes palëve ka pasur debate verbale, të cilat më pas janë përshkallëzuar në fyerje dhe përplasje fizike. Në konflikt janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, të afërt me autorin, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.
Sipas të njëjtave burime, autori ka goditur 63-vjeçarin me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar rrëzimin në tokë. Si pasojë e goditjeve, por edhe për shkak të problemeve të mëparshme shëndetësore, viktima ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, djali i viktimës ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar dhe dy personat e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet dhe janë shpallur në kërkim nga policia.
Policia sqaron gjithashtu se djegia e automjetit të viktimës, e ndodhur rreth një muaj më parë, nuk ka lidhje me këtë konflikt.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Top Channel