Aventura e Artemis II në “rrugën” drejt Hënës, shikoni pamjet spektakolare ‘live’ nga hapësira
Një avion luftarak amerikan F-15 është rrëzuar mbi Iran, ndërsa një anëtar i ekuipazhit është shpëtuar, kjo sipas raportimit të dy zyrtarëve amerikanë.
Zakonisht këta avionë luftarakë kanë në bord dy persona, por nuk dihet ende saktësisht numri i personavë që kanë qenë aty.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se presidenti Donald Trump, është informuar për avionin luftarak amerikan që u rrëzua mbi Iran. As kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe as Pentagoni nuk kanë reaguar ende zyrtarisht për ngjarjen.
Mediat iraniane raportojnë se autoritetet kanë ofruar një shpërblim prej 50,000 paundësh për këdo që kap të gjallë një anëtar të ekuipazhit amerikan të rrëzuar.
Agjencia shtetërore iraniane Tasnim raportoi se përpjekjet për gjetjen e pilotëve “deri më tani kanë qenë të pasuksesshme”.
Ky incident shënon herën e parë që një avion amerikan rrëzohet mbi Iran gjatë konfliktit aktual, ndërsa më parë tre avionë F-15 u humbën gabimisht nga zjarri i mbrojtjes ajrore të Kuvajtit.
Ngjarja rrit shqetësimet për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pasigurinë mbi operacionet ushtarake dhe sigurinë e ekuipazheve amerikane në rajon.
Top Channel