‘El Toro is back’/ Inter feston kthimin e Lautaro Martinez
Cristiano Ronaldo u rikthye në fushë këtë të premte pas më shumë se një muaji mungesë për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e Ligës Profesionale Saudite midis Al Nassr dhe Al Najma.
Atij i duheshin më pak se 75 minuta në fushë për të gjetur portën dy herë dhe për t’iu afruar më shumë kufirit të 1,000 golave.
Me ndeshjen që kishte përfunduar në barazim 2-2 në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi portugez shënoi pas një goditje dënimi nga vija e zonës së rreptësisë. Topi goditi krahun e një mbrojtësi kundërshtar, duke bërë që gjyqtari të akordonte një penallti, një vendim i konfirmuar më vonë nga VAR.
Si zakonisht, Ronaldo u afrua për të gjuajtur penalltinë dhe e shndërroi atë në gol pa problem. Ajo që bëri habinë dhe pati eagime të shumta në rrjet ishte shprehja e tij në arabisht “Bismilah” përpara goditjes së sferës që përfundoi në rrjetë.
Cristiano Ronaldo: “Bismillah” pic.twitter.com/Z8bBU9V5Yr
— A BILA (@abilasports) April 3, 2026
Në minutën e 56-të, ai shënoi golin e tretë për Al Nassr me një gjuajtje të fuqishme me të djathtën që e la portierin Victor Braga pa asnjë shans reagimi, pavarësisht se e kishte hamendësuar drejtimin e topit.
Vetëm pak minuta më vonë, Cristiano e zgjeroi epërsinë e ekipit të tij pasi mori një pasim brenda zonës nga Sadio Mane . Ylli 41-vjeçar mori kohën e tij për të kontrolluar topin, për t’u qetësuar dhe për të lëshuar një gjuajtje të fuqishme e të lartë që ishte e pamundur për portierin ta ndalte.
Me këto dy gola Cristiano Ronaldo ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm prej 967 golash në karrierë. Tashmë ai ndodhet vetëm 33 gola bjektivit të tij historik të 1000 golave.
Ndarja e golave të tij:
Real Madrid — 450 gola
Manchester United — 145 gola
Kombëtarja e Portugalisë — 143 gola
Al-Nassr — 123 gola
Juventus — 101 gola
Sporting CP — 5 gola
Top Channel