Hetimet e SPAK për AKSHI-n, PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor
Paraditen e sotme në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me krerët e bashkive. Takim që zgjati rreth dy orë.
Kryebashkiaku demokrat i Pukës, Rrok Dodaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar pse emri i tij nuk ishte në listën e të ftuarve, ku sipas tij ka qenë lapsus.
Ai thotë se iu mundësua hyrja në mbledhje, por nuk ka pranuar.
“Për hir të transparencës dhe informimit të saktë të opinionit publik, dëshiroj të sqaroj një situatë të krijuar gjatë zhvillimit të një takimi të njoftuar për ditën e sotme me Kryeministrin.
Pas një njoftimi paraprak për pjesëmarrje, u paraqita pranë ambienteve ku do të mbahej takimi. Në hyrje u konstatua se emri im nuk figuronte në listën përfundimtare të pjesëmarrësve. Nga komunikimi i mëtejshëm rezultoi se bëhej fjalë për një lapsus nga ana e organizatorëve, pasi jo të gjithë kryetarët e bashkive kishin qenë të përfshirë në listën zyrtare të ftesave, ndër të cilët edhe unë.
Situata u sqarua menjëherë në mënyrë institucionale dhe nga ana e organizatorëve pati një ndjesë për këtë pasaktësi dhe keqkuptim të krijuar si pasojë e njoftimeve të mëparshme. Gjithashtu, nga ana e tyre u shpreh gatishmëria për të më mundësuar hyrjen në takim, por në mirëkuptim të plotë të rrethanave dhe duke respektuar organizimin e përcaktuar, vendosa të tërhiqem.
E gjithë situata u zhvillua në një frymë korrekte dhe mirëkuptuese, duke mbetur në kuadrin e një keqkuptimi teknik, pa asnjë element tjetër përtej kësaj.
Faleminderit për mirëkuptimin.“, sqaron ai.
Top Channel