‘El Toro is back’/ Inter feston kthimin e Lautaro Martinez
Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga Tribuna.com sjell ndryshime të rëndësishme në prag të çerekfinaleve të UEFA Champions League dhe fazave vendimtare të kampionateve.
Në krye të listës vazhdon të qëndrojë Harry Kane, i cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, duke regjistruar mbi 50 kontribute në gola. Pas tij renditet Vitinha i Paris Saint-Germain, ndërsa surpriza më e madhe është ngjitja e Lamine Yamal-it në vendin e tretë, duke lënë pas Mbappé-në.
‘Ylli’ i ri i Barcelona ka qenë në formë fantastike javët e fundit, me gola dhe asistime vendimtare, duke u kthyer në një nga figurat kryesore të ekipit. Në të kundërt, Mbappé ka humbur terren për shkak të dëmtimeve dhe mungesave me Real Madrid.
Rënie të ndjeshme ka pësuar edhe Haaland, i cili tashmë ndodhet jashtë “Top 10”. Sulmuesi i Manchester City-t po vuan mungesën e formës dhe eliminimin nga Champions League, duke dëmtuar seriozisht shanset për këtë çmim. Në listë spikasin edhe emra si Pedri, Michael Olise dhe Raphinha, ndërsa forma e qëndrueshme e Bruno Fernandes-it me Manchester United i ka siguruar një vend në këtë renditje.
Ndërkohë, gara mbetet e hapur, pasi një rol të madh pritet të luajë edhe Kupa e Botës 2026, e cila mund të ndikojë ndjeshëm në zgjedhjen e fituesit përfundimtar.
Top-15
Top Channel