Kritikoi hapur regjimin dy ditë më parë, arrestohet në shtëpinë e saj aktivistja për të drejtat e njeriut në Iran 03/04 09:50
Teherani ka paralajmëruar OKB kundër çdo veprimi që mund të përshkallëzojë situatën në Ngushtica e Hormuzit.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se “çdo veprim provokues nga agresorët dhe mbështetësit e tyre, përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në lidhje me situatën në Ngushticën e Hormuzit, vetëm sa do ta ndërlikojë më tej situatën”.
Deklarata u publikua nga Ministria e Jashtme e Iranit, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të rriten.
Ndërkohë, një votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për përdorimin e mundshëm të forcës me qëllim rihapjen e Ngushticës së Hormuzit është planifikuar të mbahet nesër.
Top Channel