“I ke të gjitha të këqijat”/ Miri debaton ashpër me Selin, banorja: Nuk jeni mësuar të respektoni femrat

03/04/2026 18:28

Miri dhe Selin kanë pasur një debat të ashpër me njëri-tjetrin ditën e sotme.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, Selin i është drejtuar Mirit që ai është një person i dështuar dhe që nuk ka pasur guxim që të kërkonte falje pas fjalëve që ai nuk di të respektojë femrat.

Ndërsa Miri i revoltuar i është drejtuar banores se po nxjerr veten se si është në të vërtetë dhe që mbetet një manipulatore.

Pjesë nga debati

Selin: O njeri i dështuar.

Miri: Unë i dështuar.

Selin: O palaço cirku, ti je super i dështuar dhe je komplet i pafytyrë. Nuk pate guxim të dilje në prime edhe të thoje më fal, moj vajzë e dashur, ma nxori goja pa dashje, nuk janë fjalët e mia.

Miri: Jepi gojës, jepi.

Selin: Unë po gjykohem për një fjalë të thënë që nuk janë fjalët e mia. Ti nuk ke guxim të më dalësh përballë, i ikën debateve.

Miri: Ja, po e nxjerr se kush je e vërteta, ti pra je Selin i vërtetë.

Selin: Ky lloj burri je ti.

Miri: Nxjerr nga goja jote vetëm gropa, manipuluese, i ke të gjitha të këqijat e kësaj loje.

Selin: Niveli i lojës tuaj i përket rrugës, edhe i përket burrave, nuk dini ju të respektoni një femër.

Miri: Je ofenduesja numër dy në këtë shtëpi.

Selin: Ju jeni mësuar me lacat te bilardo.

Top Channel