Aktori nga Zelanda e Re, fitues i çmimit Oscar, shprehu zhgënjimin e tij për eliminimin e Azzurrëve nga Kupa e Botës.

Mes mijëra komenteve të marra për lojtarët e Kombëtares Italiane, në llogaritë e tyre personale në rrjetet sociale, njëri prej tyre spikati në veçanti, i cili erdhi nga i njohuri për të gjithë ne… Gladiatori, Russell Crowe.

Aktori nga Zelanda e Re, i cili përveç filmave të tij njihet edhe për dashurinë e tij si për kampionatin italian ashtu edhe për Kombëtaren Italiane, shprehu keqardhjen dhe njëkohësisht habinë e tij pse ekipi Azzurr, pavarësisht talentit që kanë, nuk arritën të kualifikoheshin për Kupën e Botës 2026.

Në detaje, aktori hollivudian shkroi: “Një ditë e errët për Italinë. Dita pas dështimit për t’u kualifikuar. Përsëri… Si është e mundur të mos kualifikohesh me kaq shumë talent? Ndihem keq për kombin.”

Top Channel