Letra emocionuese, babai i Arbër Hajdarit zbulon një ‘portret’ tjetër të të birit në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të delegova kompetencat e drejtimit të familjes
Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, ka folur në “Goca dhe gra” rreth prapaskenave familjare për shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Arbër Hajdari deklaroi se debatet më të forta i ka me mamanë, për shkak të mospërputhjes së mendimeve për BBV, por shpeshherë shtoi se ndajnë të njëjtin mendim.
Ai shtoi se bashkëshortja e kritikon, por zakonisht nuk ndërhyn.
“Mamaja ka kundërshtime, ka debate të mirëfillta, të forta. Gjejmë mirëkuptim. Kemi edhe konsensus. Ka qenë vetëm një edicion i BBV që ne nuk kishim në asnjë moment mendime të njëjta. Por aty ia kam ndaluar që të flasim për Big Brother VIP.
Vera (bashkëshortja) ka raste kur tenton të bëjë ndonjë kritikë, por nuk para më ndërhyn. Vajza më sheh nga ekrani. Kur më shikon aty më thotë hajde te pia (shtëpia). Ajo është akoma e vogël. Mbrëmë fitova betejën e parë, pasi mes meje dhe bashkëshortes zgjodhi ta vija unë në gjumë”, u shpreh Arbër Hajdari.
Top Channel