‘El Toro is back’/ Inter feston kthimin e Lautaro Martinez
Pankina e Italisë është sërish bosh dhe tashmë kanë nisur kërkimet për trajnerin e ri dhe një prej kandidatëve që po përflitet është edhe Antonio Conte, për të cilin do të ishte një rikthim në pankinën e Të Kaltërve.
Nëse kjo do të ndodhë, te Napoli nuk duan të gjenden të papërgatitur siç ndodhi në rastin e Spallettit, me De Laurentiis që duket se ka përcaktuar identikitin e trajnerit të ri të skuadrës napoletane.
Trajneri i ri i mundshëm i Napolit duhet të jetë italian, i ri në moshë, e sidomos do të duhet të jetë me një ide të qartë dhe perspektive të lojës; nuk është e domosdoshme të ketë eksperiencë në Serie A, mjafton edhe përvoja e krijuar në kampionatet e huaja, por të ketë karakteristikat e sipërpërmendura dhe në fund do të duhet të jetë i gatshëm të pranojë filozofinë e klubit.
Emri i parë që vjen në mendje është ai i Vincenzo Italiano, emri i të cilit u lidh me atë të Napolit edhe në raste të tjera dhe te Bologna po tregon aftësitë e tij sic u panë edhe te Spezia e Fiorentina. Po kështu edhe Francesco Farioli që është në krye të kampionatit portugez me Porton dhe do të tentojë të fitojë Primeria Liga.
Por janë edhe dy profile të tjerë për t’u mbajtur parasysh dhe për t’u përfshirë në listë. Daniele De Rossi që po bën mirë me Genoan të cilën e mori në mesin e sezonit dhe po e drejton drejt mbijetesës dhe Fabio Grosso, zbulimi i vërtetë i Serie A(pas Fabregas i Como) që aktualisht është në vendin e 10 me Sassuolon të cilën sezonin e kaluar e ndihmoi ta ngjisë nga Serie B në Serie A. Me fjalë të tjera, 2 kampionë bote në 2006 mund të përqafojnë të kaltrën e Napolit, nëse trajneri aktual vendos të përqafojë të kaltrën e Italisë
Top Channel