Rast i rëndë në Vlorë, qytetarja dhunohet në mes të ditës: E bëri fqinji i prindërve, më parë më kanë dhunuar babanë Ky që shihni më lart është viktima që u gjet i vdekur në banesën e tij, 78-vjeçari Gëzim Vija, teksa policia konfirmon se ngjarja e sotme nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore por është ngjarje kriminale.
78-vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen. Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme.
Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.
Hetimet janë përqëndruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasja për motive të tjera.
Top Channel