Vrasjet e 2 Prillit fusin në sherr PD-PS. Balla kërkon 1 minutë heshtje, Noka e gjuan me bidon uji. Hoti i merr kartën e votimit Muzhaqit. Topalli rikthen shprehjen “kape mor për zhelesh”

02/04/2026 15:47

Një propozim i kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla për të mbajtur një minutë heshtje në nder të katër viktimave të 2 prillit 1991 në Shkodër, prishi qetësinë në Parlament, teksa opozita akuzoi shumicën për provokim.

Situata u tensionua, kur deputetët e PD-së, bllokuan foltoren e Kuvendit pasi kërkuan që ti përgjigjen Ballës, ndërsa deputetja Elda Hoti i hoqi kartën e votimit deputetes së PS-së, Bora Muzhaqi.

Ndërprerja e seancës për disa minuta nuk i uli tensionet, pasi Flamur Noka iu afrua Ballës dhe e goditi me shishe uji.

Pas rinisjes së seancës, opozita kërkoi përjashtimin e kreut të grupit të PS-së, teksa ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjeti rastin për t’i kujtuar Ballës një shprehje që e kishte përdorur vite më parë kur drejtonte këtë institucion.

““Kur një burrë provokon mbi të vdekurit dhe merret me gra, ka vetëm një shprehje… Merre zoti kryetar kape për zhelesh e nxirre jashtë”, tha Topalli.

16:05 Përplasjet në sallën e Kuvendit, PS ndërpret diskutimet, kalon në votim pikat e rendit të ditës. PD braktis seancën

Partia Socialiste ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim të të gjitha pikave të rendit të ditës.

 15:49 Përplasjet në sallën e Kuvendit, PS ndërpret diskutimet, kalon në votim pikat e rendit të ditës

Partia Socialiste ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim të të gjitha pikave të rendit të ditës.

15:05 “Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet ashpër Muzhaqit: Mos guxo të përmendësh fëmijët e mi, pusho

Ndërsa Bora Muzhaqi mbante fjalën për replikë, ka pyetur Albana Vokshin se si do të ndihej ajo nëse vajzës së saj do t’i drejtoheshin me të njëjtat fjalë që ajo vetë iu drejtuar Muzhaqit.

14:59 “Me derrat mos rri se bëhesh pis, dhe atyre u pëlqen kjo gjë”, Peleshi i tërheq vërejtje Fatmir Mediut: Kujdes fjalorin

Kryetari i Kuvendit i ka tërhequr vërejtje Fatmir Mediut.

14:46 Taulant Balla merr fjalën, deputetët e PD godasin tavolinat, u afrohen socialistëve: Nxirreni jashtë

Taulant Balla ka marrë fjalën duke deklaruar se nuk ka fyer apo intimiduar asnjë deputete, dhe duke sqaruar se kërkesa e tij për një minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit në Shkodër, nuk ishte për t’u bërë në moment, por që të caktohej një orë.

 14:44 Rikthehen punimet e seancës, Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi: Zonja Vokshi mua mos më quani ‘gjynafqar’

Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi sipas tyre ka intimiduar deputetet demokrate.

 14:30 Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës

Gjatë seancës së tensionuar ne Kuvend, Flamur Noka ka goditur me një shishe uji Taulant Ballën.

14:29 “Ç’të dukem unë ty? Shoqja jote?”/ Tjetër përplasje në Kuvend, deputetja e PD tenton t’i marrë kartën e deputetes Bora Muzhaqit

Një tjetër moment tensioni në sallën e Kuvendit ishte mes deputetes së PD Elda Hoti dhe asaj të PS Bora Muzhaqi.

14:13 FOTO/ Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me dy interpelanca me ministrat e qeverisë, por edhe me pyetje-përgjigje të kërkuara nga deputetët e opozitës.

14:05 Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores nga opozita

Pas përplasjeve në Kuvend, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën për 5 minuta.

14:03 Taulant Balla kërkoi një minutë heshtje në nderim të katër dëshmorëve të 2 Prillin, PD bllokon foltoren

Gjatë seancës së sotme plenare, Taulant Balla ka kërkuar një minutë heshtje në përkujtim të katër dëshmorëve të demokracisë.

14:02 Peleshi i tërheq vërejtje Nokës për fjalor jo të përshtatshëm në Kuvend, i heq edhe fjalën: Nuk merret asgjë me dhunë

Niko Peleshi i ka tërhequr dy herë vëmendjen Flamur Nokës për fjalor të papërshtatshëm.

14:00 “Keni shkelur rregulloren, s’keni futur në seancë raportin e DASH”, Peleshi-Bardhit: Keni thënë gjysmë të vërteta, u drejtuat edhe në mënyrë fyese

Kreu i Grupit Parlamentar i PD i është drejtuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi, duke i thënë se ka shkelur rregulloren pasi sipas tij nuk ka futur në rend dite raportin e DASH për ecurinë e procesit të anëtarësimit të vendit në BE.

 12:20 FOTOLAJM/ “Kur të nisë seanca nesër, çështja e parë të jetë…”, Gazment Bardhit i dalin ‘sekretet’ në Kuvend

Po mbahet sot seanca e radhës plenare, ku diskutimet fillimisht nisën me reagime për deklaratën e lëshuar një ditë më parë nga Ambasada amerikane në Tiranë për shënjestrim të mundshëm të vendit tonë nga Irani.

11:48 Rama ia delegoi interpelancën ministres Ibrahimaj, Bardhi: Po e bëni qesharak Kuvendin. Peleshi: Po bëj më të mirën

Kryeministri Rama ia delegoi ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj një interpelancë të thirrur nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku për Korporatën e Investimeve.

11:38 “Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët”/ Ministri i Brendshëm përplaset me Balliun, deputeti i PD: Njerëzit po vriten duke pirë kafe

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, kërkoi në këtë seancë plenare një interpelancë me ministrin e Brendshme, Besfort Lamallari.

Top Channel