Do të jem trajner i Tottenham edhe vitin tjetër, sidoqoftë’-Kështu u shpreh Roberto De Zerbi në intervistën e parë si trajner i Hotspurs të dhënë në kanalet zyrtare të klubit duke fashitur të gjitha dyshimet për kontratën e tij me klubin londinez.

‘Nënshkrova këtu për 5 vjet sepse për mua është një sfidë e madhe, ndoshta më e rëndësishmja e karrierës sime-tha trajneri italian që e mori drejtimin e Tottenham në një moment shumë delikat, me londinezët që janë në luftë për mbijetesë në Premier League.

Pas kritikave të tifozëve të Tottenham De Zerbi u pyet për pozicionin e tij për çështjen Greenwood, futbollisti i tij te Marseille që u akuzua për dhunë në familje e përdhunim ndaj ish partneres së tij.

Nuk kam dashur kurrë të minimizoj çështjen e dhunës mbi gratë apo dhunës në përgjithësi-tha De Zerbi që e kishte mbrojtur Greenwood në atë kohë-në jetën time gjithnjë kam qenë me më të dobëtit, gjithnjë kam luftuar për të qenë në anën e më të brishtëve. Kush më njeh mirë e di që nuk jam një person që bën kompromise për të fituar një ndeshje më shumë. më vjen keq nëse preka ndjenjat e ndokujt, kam një vajzë dhe jam i ndjeshëm për këto gjëra, gjithnjë kam qenë kështu. Shpresoj që kur të kalojë kohë njerëzit do të më njohin më mirë dhe do të kuptojnë se në atë moment nuk doja të merrja asnjë pozicion’.

Top Channel