Adoleshenti abuzon seksualisht me 10-vjeçarin, ngjarja ndodh në prani të dy djemve të tjerë të mitur në Gjirokastër/ Pas veprimeve merr arratinë drejt Greqisë
Mark Molla zgjidhet administrator i ri i Universitetit të Shkodrës, por një vit para daljes në pension.
Mark Molla është zgjedhur administrator i ri i Universitetit të Shkodrës.
Ai fitoi me rezultatin 6-1, duke siguruar shumicën e votave të anëtarëve të bordit. Mbledhja vendimtare, që zgjati rreth 5 orë, u karakterizua nga diskutime dhe disa përplasje.
Mark Molla ka një karrierë të gjatë, më parë ka shërbyer si drejtor i ujësjellësit kur bashkinë e drejtonte Partia Demokratike, por u shkarkua nga kryetari i asaj kohe i bashkisë, Bardh Spahia.
Tashmë Spahia, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. Dhe është pikërisht Mark Molla, personi që u shkarkua nga detyra prej ish-kryebashkiakut dhe për të cilin u urdhërua kthimi në detyrë. Bardh Spahia ka insistuar se për punonjësin Mark Molla është zbatuar ligji dhe, sipas tij, këtë e tregojnë faktet.
Më herët, ish-kryebashkiaku i Shkodrës ka kërkuar në një seancë paraprake pushimin e çështjes, duke u vetëdeklaruar i pafajshëm, pasi sipas tij faktet nuk ekzistojnë.
Top Channel