“Nuk ka autoritarizëm brenda PS, imponim po”, Braçe: Ka debat plot në parti, ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë

02/04/2026 22:31

“Nuk ka autoritarizëm brenda Partisë Socialiste”, deklaroi deputeti Erion Braçe, ndërsa shtoi se ka imponim.

Ai pranoi se imponimi i vendimeve pa diskutim është një problem serioz, duke nënvizuar se brenda PS ka diskutime, si me tone të larta ashtu edhe të ulëta.

“Nuk ka autoritarizëm brenda PS. Ka impononim dhe kur vjen pa debat është problem shumë i madh.

Ka debat në parti plot, ca me zë të lartë dhe ca me zë të ulët. Edhe në shtëpi ngrihet zëri, çfarë problemi i krijon shoqërisë kjo gjë? Unë e respektoj shtëpinë time dhe nuk e kam në karakter që atë që e them ta nxjerr jashtë. Nuk dua ta bëj. Çfarë i jap PS unë? Atje brenda do i jap trajtë demokratike”, tha ai.

Top Channel