‘Gjithnjë krenar që luaj për Gjermaninë’/Brajan Gruda largon kombëtaren shqiptare
Nga triumfi evropian në ‘Euro 2020’ te disfata e dyfishtë në misionin e kualifikimit për në Botëror duke kaluar në duart 3 trajnerëve në më pak se 8 vjet(Roberto Mancini, Luciano Spalletti dhe i fundit Rino Gattuso) mes frakturave, tensioneve dhe largimeve të papritura; kjë ishte kurba e Gabriele Gravinës në krye të Federatës Italiane të Futbollit që përfshin edhe dy katastrofat e fundit botërore që sollën edhe dorëheqjen e tij.
Rrugëtimi i Gravinës nis në 2018, kur la Lega Pro në 16 tetor për t’u zgjedhur në krye të FIGC 6 ditë më vonë me 97.2% të votave, duke marrë në dorëzim këtë institucion nga Roberto Fabbricini pas dorëheqjes së Carlo Tavecchio edhe ky i larguar pasi Italia nuk mundi të kualifikohejnë Rusi 2018
Gravina premtoi një platformë programatike që do të mund ta plotësonte vetëm me një rinovim për një katërvjecar të dytë pasi kishte drejtuar FIGC për vetëm 2 vjet. Në kuadër të zgjedhjeve të 22 shkurtit 2021, ai rikandidoi për presidencën e institucionit duke fituar ndaj Cosimo Sibilia, president i Ligës Kombëtare të Diletantëve me mbështejen e shumicës së klubeve profesioniste, Shoqatës Italiane të Trajnerëve dhe të Futbollistëve. Gravina u rizgjodh me 73.45% të votave dhe konsoliduar pushtetin e tij në 20 prill duke hyrë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA me 53 vota nga 55 dhe në 2023 duke u bërë zëvendëspresident i UEFA.
Në mandatin e tij të dytë erdhi edhe i vetmi sukses në fushën e lojës; ‘Euro 2020’ i fituar në 11 korrik të 2021 me Mancinin në stol me Italinë që mundi Anglinë në ëembley. Por 12 muaj më vonë erdhi edhe katastrofa, në 24 mars 2022, Italia dështoi për të dytën herë radhazi në tentativën për t’u kualifikuar në Botëror, një tërmet që në 2018 kishte shkaktuar dorëheqjen e Tavecchios, një opsion që Gravina nuk e mori në konsideratë.
Në verën e 2023, Mancini dha dorëheqjen si trajner i Italisë për të shkuar në Arabinë Saudite dhe në vendin e tij erdhi Spalletti që e drejtoi Italinë në Euro 2024 që ishte një zhgënjim total duke u eliminuar në 1/8 e finaleve nga Zvicra. Spalleti u shkarkua në 8 qershor 2025 pas humbjes me Norvegjinë në Oslo për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe në 15 qershor u emërua Gattuso. Muaj më herët, në 3 shkurt të 2025, Gravina ishte rizgjedhur në krye të FIGC me 98.68% të votave, ishte kandidat i vetëm duke u mbështetur nga shumica e klubeve të Serie A. Në 2 prill 2026, dy ditë pas një dështimi tjetër botëror, vjen dorëheqja që mbyll historinë e Gravinës në drejtimin e Federatës Italiane të Futbollit.
Top Channel