Kaosi në futbollin italian pas eliminimit, Ceferin mbron Gravinën: Nuk është përgjegjësia e tij
ESPN Brazil nuk ka dyshime; Carlo Ancelotti e ka bërë praktikisht listën e futbollistëve që do të marrë me vete në Botërorin e kësaj vere teksa 24 nga 26 vendet në dispozicion janë përcaktuar tashmë.
Trajneri italian do të publikojë listën e të përzgjedhurve për në kompericionin madhor të futbollit në 18 maj
Sipas ESPN Brazil, mungesa e madhe në skuadër do të jetë Neymar dhe arsyet për lënien e tij jashtë janë disa; në radhë të parë, është mungesa e sulmuesit në fushën e lojës që nga 11 marsi kur Santosi luajti kundër Mirassol. Ancelotti do të shkonte për ta ndjekur drejtpërdrejt personalisht, por Neymar nuk luajti për një problem muskular. Një mungesë që ngjalli shumë dyshume duke parë se përkoi me ditëlindjen e motrës së Neymar. Megjithatë Ancelotti nuk ia ka mbyllur ende përfundimisht dyert e kombëtares futbollistit 34 vjeçar që ka edhe 1 muaj kohë për ta bindur edhe pse askush nuk do të habitet nëse emri i tij nuk do të jetë në listën e të grumbulluarve
Të grumbulluarit e mundshëm:
Portierë: Alisson (Liverpool), Ederson (Fenerbahce) dhe Bento (Al Nassr). Hugo Souza (Corinthians) në gatishmëri
Mbrojtës: Danilo (Flamengo), Wesley (Roma), Alex Sandro (Flamengo), Douglas Luiz (Zenit), Marquinhos (Psg), Gabriel (Arsenal), Eder Militao (Real Madrid), Bremer (Juventus), Leo Pereira (Flamengo)
Mesfushorë: Casemiro (Man Utd), Guimaraes (Newcastle), Fabinho (Al Ittihad), Andrey Santos (Chelsea), Danilo Santos (Botafogo). Në dyshim Paquetà (Flamengo)
Sulmues: Estevao (Chelsea), Luiz Henrique (Zenit), Vinicius (Real Madrid), Martinelli (Arsenal), Matheus Cunha (Man Utd), Joao Pedro (Chelsea) e Raphinha (Barcelona)
Top Channel