“Nuk ka autoritarizëm brenda PS, imponim po”, Braçe: Ka debat plot në parti, ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë
Socialisti Erion Braçe u shpreh në “Top Story” se i intereson beteja politike me përmbajtje, teksa shtiu se nuk qëndron kot në politikë.
Duke iu drejtuar panelit në program, ai u shpreh se “e nënvlerësoni shumë PS-në”.
“Ajo që mua më intereson është beteja politike me përmbajtje. Si kukull apo si qokë karriere unë nuk rri. Tirana ka një problem shumë të madh nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset.
Nuk me intereson ndarja territoriale, nuk më intereson pushteti real i vendoreve. Sot që flasim nuk është kjo.
Ka gjëra që janë bërë mirë në këtë qytet, në kohë të ndryshme. Industria e ndërtimit në qytet nuk ka standard qytetar. Nuk ka standard qytetar, nuk ka etikë, më vjen mua në penxhere ajo karabinaja që ndërtohet atje.
Unë mendoj që është çështje standardesh. Kërkoj standard të ri në këtë qytet, kur më erdhi tjetri e më zuri dritën. E nënvlerësoni shumë PS-në, realisht po jua them”, tha Braçe.
Top Channel