Jep dorëheqjen presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, caktohet data e zgjedhjeve të reja

02/04/2026 15:20

Tani është zyrtare, Gabriele Gravina nuk është me president i Federatës Italiane të Futbollit

Gabriele Gravina e dha dorëheqjen në mbledhjen urgjente me drejtuesit e Lega Serie A, Serie B, Lega Pro, Shoqatën e Trajnerëve dhe të Futbollistëve…

Në fillimin e punimeve të kësaj mbledhjeje urgjentë, tashmë ish kreu i qeverisë së futbollit italian, theksoi vullnetin e tij për t’u larguar nga posti i tij dhe në të njëjtën kohë bëri të ditur se 22 qershori do të jetë data e zgjedhjeve të reja për pozicionin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit.

Tashmë kanë dalë emrat e kandidatëve për të pasuar Gabriele Gravinën në krye të qeverisë së Futbollit Italian. Bëhet fjalë për ish presidentin e Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malagò dhe Giancarlo Abete që ka qenë edhe më parë president i FIGC në periudhën 2007-2014. Ndërkaq në këtë pikë janë shfaqur dhe emrat e Matteo Marani, President i Lega pro, ndërkohë pak më larg është Demetrio Albertini që gëzon mbështetjen e futbollistëve.

Top Channel